Uncategorized

Përfundimi i misionit të trupave portugeze në Kosovë, përcillet me kritika

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 02 May 2017

Vendimi i Ushtrisë së Portugalisë për t’i dhënë fund misionit të trupave të saj në Kosovë, është duke u kritikuar fuqishëm nga komandanti i kësaj force ushtarake Faria Menezes.

Në llogarinë e tij në facebook, Gjeneral-lejtnant Faria Menezes reagoi ndaj disa artikujve të publikuar rreth misionit të ushtrisë portugeze në Kosovë, botime të publikuara nga zyrtari operacional Miguel Machado, Klan Kosova.

Largimi nga Kosova i këtij misioni ushtarak për Faria Menezes po konsiderohet si vendim politik me pak apo aspak debat në media apo parlamente, pasi sipas tij ”kjo vendos ushtrinë portugeze jashtë operacioneve dhe aksioneve të ndërmarra nga NATO”.

-Advertisement-

Veç tjerash vendimi që më 28 prill ushtria portugeze të përufundoi misionin e saj në Kosovë, Komandanti i forcave tokësore Menezes, thotë se do të ketë pasoja për të gjithë e po ashtu dhe për ushtrinë e tyre.

Kjo pasi për 21 vjet radhazi sipas gjeneralit portugez, ushtria që ai përfaqëson ka dhënë kontribut të jashtzakonshëm në operacionet ndërkombëtare, shkruajnë mediat portugeze.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera