Opinione

Përfshirja në dialog e SHBA-ve është natyrale, dhe njëherësh është garantuese e barazisë së forcave

Autori: Bedri Elezi 19:41 | 30 September 2021

Viti 2021 është viti që po i demaskon politikat e shtetit fqinjë Sërbisë për destabilizimin e rajonit, me një fjalë presidenti i Sërbisë Aleksandër Vuçiç nuk arriti të vazhdojë tutje me platformën e tijë fallco se Sërbia është ndryshuar dhe dëshiron të rreshtohet në krah të botës demokratike.

Vuçiç mendoj se me performancen e tijë të rrejshme në prezencën e ish presidentit Donald Trump në takimin e organizuar pikërisht për arritjën e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Sërbisë për paqe, takim i cili kishte zotime konkrete mes dy shteteve Kosovës dhe Sërbisë, zotime të cilat I kishin nënshkruar përfaqësuesit e dy shteteve fqinje si: Kryeministri i republikës së Kosovës z. Avdulla Hoti dhe në anën tjetër presidenti i Sërbisë Aleksandër Vuçiç, poashtu këtë marrëveshje e kishte nënshkruar edhe presidenti I SHBA-ve z. Donald Trump I cili ishte garantues i përfitime ekonomike të dyja palëve, kështu duke pasur mundësinë që dy shtetet të realizojnë bashkpunime ekonomike të cilat mund të ofrojë apo thellojnë marëdhënjet mes dy popujëve.

Sërbia si një shtet i cili me shekuj tregoj se është i interesuar për dhunë dhe destabilizimin e rajonit në vitin 2021, ishte komplet i orientuar në aktivitete të dhunshme me shtetet fqinje e sidomos me shtetin e Kosovës dhe Malin e Zi.

-Advertisement-

Jemi dëshmitarë se ditëve të fundit shteti Serb, i cili aktualisht udhëhiqet nga një bashkpunëtor i ngusht i kasapit të Ballkanit Sllobodan Milloshoviç po zbaton e politikat Shoveniste të ish shefit të tijë duke cënuar seriozisht sigurinë në gjithë Ballkan apo edhe Europ.

Duke pasur parasysh faktin se SHBA-at janë garantuese e sigurisë si Ballkanit dhe gjithë Europës është e domosdoshme prezenca e tyre në dialogje apo marrëveshje mes Kosovës dhe Sërbisë, në të kundërtën BE është e pafuqishme të garatoj marrëveshje të cilat mund të prodhojnë siguri në gjithë rajonin.

 

Kosova duhet që të mos pranoj asnjëherë të ulët në tavolinën e bisedimeve me Serbinë pa pjesëmarrjen e SHBA-ve, ngase është tejët e nevojshme garancia e një shteti siq janë SHBA-at, e të cilët primare e kanë sigurinë paqën dhe demokracinë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera