Lajme

Përfshihet nga zj*rri një banesë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 01 March 2024

Një banesë është përfshirë nga zjarri pasditen e së premtes në Prishtinë, konkretisht në lagjen Mati 1.

Lajmin për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti e cila tha se nuk është raportuar për të lënduar.

Gjithashtu, ajo ka thënë se në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Mati 1, në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një banesë.

Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin.

Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, tha Ahmeti për Infokus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera