Lajme

Përfshihet nga zj*rri Gjykata Themelore në Kaçanik

Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 13 March 2024

Gjykata Themelore në Kaçanik është përfshirë nga zjarri në orën 03:55 të së mërkurës.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se zjarri është lokalizuar dhe si pasojë e tij janë dëmtuar dy zyre të kësaj Gjykate.

“Ju njoftojmë se me datën 13.03.2024 rreth orës 03:55 kemi pranuar një informatë se në Objektin e Gjykatës Themelore- dega në Kaçanik ishte një zjarrvënie. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të Zjarrfikësve të cilët rreth orës 04:40 kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin. Si pasojë e këtij incidenti nga zjarri janë dëmtuar dy zyre të kësaj gjykate”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Tutje, ai tha se nga hetimet e para dyshohet se ka të bëjë me zjarrvënie të qëllimshme nga tre persona të panjohur.

“Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat e stacionit të Kaçanikut e më pas edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal nga Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët nën autorizim të prokurorit i kanë nisur hetimet intensive. Nga hetimet e para dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie nga 3 persona të panjohur, e që hetuesit policor janë duke grumbulluar informacione në terren në zbardhjen sa më shpejtë të këtij rasti”, ka deklaruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera