Lajme

Përfshihet nga zjạrri shtëpia në Pejë, fillon të përhapet edhe tek një shtëpi tjetër

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 05 September 2024

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin Brestovik të Pejës. Pos saj, flakët kapluan edhe një tjetër shtëpi aty pranë.

Policia bën me dije se zjarri u shua bashkë me zjarrfikësit dhe banorët, ndërsa të lënduar nuk ka.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur  një shtëpi që e kishte kapluar zjarri dhe kishte filluar të përhapej edhe në një shtëpi tjetër. Njësitet policore, zjarrfikësit s’ bashku edhe me banorët kanë shuar zjarrin në tërësi. Të lënduar nuk ka, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet ne raportin 24 orësh te policisë.

-Advertisement-

Rasti ende është duke u hetuar. /Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera