Lajme

Përfshihet nga zjarri një tyrbe në Istog, rasti në hetim

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 21 April 2023

Një person ka informuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një objekt fetar (tyrbe).

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 18.04.2023 rreth orës 01:32 në fshatin Veriq, Istog.

Tutje bëhet e ditur se nuk dihet vlera e dëmit.

-Advertisement-

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në rrethana të pa njohura nga zjarri është përfshirë një objekt fetar (tyrbe). Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Nuk dihet vlera e dëmit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera