Lajme

Përfshihet nga zjarri një shkollë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 11 November 2021

Mëngjesin e sotëm, shkolla fillore “Hilmi Rakovica” në Prishtinë, është përfshirë nga zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar  edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se zjarri është lokalizuar dhe nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

-Advertisement-

“Informata është pranuar rreth orës 10:00, për një zjarr në rrugën “Aziz Zhilivoda” në Prishtinë, respektivisht në shkollën Hilmi Rakovica. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para bëhet e ditur se oxhaku i ngrohjes së shkollës dyshohet të jetë përfshirë nga zjarri dhe për pasojë është dëmtuar edhe një pjesë e kulmit të shkollës”, konfirmoi Borovci.

Tutje, ai bëri të ditur se zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera