Lajme

Përfshihet nga zjarri një mobileri në Ferizaj, lëndohet zjarrfikësi

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 31 March 2021

Një person nga fshati Sojevë e Ferizajt, gjatë ditës së martë, ka njoftuar policinë se është përfshirë nga zjarri mobilieria e tij.

Zjarri është shkaktuar në rrethana të panjohura, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas policisë, njësiti relevant dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

-Advertisement-

“Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar një zjarrfikës, i cili është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera