Lajme

Përfshihet nga zjạrri një banesë në Fushë Kosovë, nuk ka të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 22 Gusht 2024

Një banesë në Fushë Kosovë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së enjtes.

Kështu ka konfirmuar për Klankosova.tv, shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi.

Për fat të mirë, asnjë person nuk është lënduar, dhe zjarri është shuar në kohë rekord.

-Advertisement-

“Në ora 08:30, kemi pranuar informatën për zjarr në banesë. Ekipet menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, një dhomë e një banese ishte përfshirë nga zjarri. Për kohë shumë të shkurtë zjarri është vënë nën kontroll dhe është shuar. Hyrja e objektit ishte mbushur me tym. Sipas informacioneve nuk ka njerëz të lënduar”, tha Gashi.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy