Lajme

Përfshihet nga zjarri një autobus në fshatin Arllat të Drenasit

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 08 July 2021

Një autobusë me targa të Kosovës është përfshirë sot nga zjarri në fshatin Arllat të Drenasit.Në këtë incident nuk u lëndua asnjë person.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 11:45, është raportuar se, në fshatin Arllat, komuna e Drenasit, një autobus me targë Kosove të përfshirë nga zjarri.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportojet për të lënduar, përderisa po trajtohen rrethanat e ngjarjes”, tha zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

Të tjera