Lajme

Përfshihet nga flakët vetura në Prishtinë (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 18 September 2020

Policia e Kosovës njofton se rreth orës 01:00 të natës, policia ka marrë informatën se në rrugën “Bedri Berisha” në Prishtinë, afër Rrugës C, është duke u djegur një veturë e tipit BMW.

“Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet e nevojshme policore, të përkrahur edhe nga zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes”.

Bëhet e ditur se zjarri është lokalizuar dhe se janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe se aktualisht hetuesit policorë po vazhdojnë me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera