Lajme

Përfshihet nga flakët një veturë në parkingun e një pompe nafte në Komoran

Autori: Islam Morina 19:12 | 23 September 2022

Një veturë ka marrë flakë në afërsi të një pompe derivatesh të naftës në Komoran, raporton Gazeta Infokus.

Sipas pamjeve të siguruara nga gazeta shihet vetura tek nxjerrë tym të madh, por që nuk dihen arsyet se pse ajo mori flakë, përderisa nuk është raportuar për të lënduar.

Tmerrues është fakti se ajo në kohën sa është e përfshirë nga flakët ishte e parkuar në parkingun e njërës prej pompave të derivateve të naftës, e që e rriste rrezikun për ndonjë katastrofë të madhe në rast se flakët dilin nga kontrolli.

-Advertisement-

Sipas informacioneve që ka pranuar gazeta flakët në këtë veturë janë shuar dhe vënë nën kontroll nga pasagjerët e veturës. Pamjet nga kjo ngjarje janë filmuar pak çaste pasi zjarri në veturë ishte shuar, por që akoma nxirrte tym të madh.

Në vendin e ngjarjes tashmë ka dalë edhe Policia e Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera