Lajme

Përfshihet nga flakët banesa, humb jetën i moshuari

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 09 February 2023

Një i moshuar ka ndërruar jetë pasditen e sotme në lagjen “Punëtori” në Fushë-Krujë.

Dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit është përfshirë nga flakët një banesë ku si pasojë ka humbur jetën 92-vjeçari.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera