Sport

Performanca brilante e Joao Felix në debutim

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 19 August 2019

Atletico Madrid mori një fitore të vuajtshme mbrëmë ndaj Getafes, pas fitores minimale.

Përveç tre pikëve, për Simeonen pozitive mbetet edhe debutimi i talentit Joao Felix.

Felix, i cili u transferua në kryeqytetin spanjoll për 120 milionë euro, shijoi një debutim fantastik me ‘Los Colchoneros’, përcjell lajmi.net.

-Advertisement-

Pavarësisht se u zëvendësua në minutën e 66’, ylli portugez la shenja qysh në ndeshjen e parë në kampionatin spanjoll.

Për më tepër, 19-vjeçari fitoi një penallti e cila nuk u konvertua në gol nga sulmuesi Alvaro Morata, i cili shënoi golin e vetëm të sfidës.

Joao Felix mbetet një nga futbollistët më të talentuar në Evropë momentalisht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera