Përfituan 3.7 milionë euro nga kreditë fiktive, arrestohen 7 persona në Tiranë
Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 21 August 2019
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Kredia”, ku janë vënë në pranga 7 persona dhe një është shpallur në kërkim pasi kanë dhënë kredi fiktive.
Arrestimet janë bërë pas kallëzimit të bërë nga drejtuesit e një fondacioni për dhënie kredie. Denoncuesi kishte thënë se një pjesë e stafit të këtij fondacioni kishin dhënë kredi fiktive, me qëllim përfitimin, si dhe kishin marrë me interes shuma të mëdha valute nga persona të ndryshëm. Menjëherë pas kësaj janë referuar materialet në Prokurorinë e Tiranës.
Pas një punë hetimore njëjavore nën drejtimin e Prokurorisë Tiranë, mbrëmjen e djeshme, policia, organizoi dhe zhvilloi operacionin policor të koduar “Kredia”, duke e finalizuar me ndalimin e 7 personave dhe konkretisht: A. I., 48 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë Drejtoreshë në një nga degët e filialit të Fondacionit; B. K., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë Oficere kredie, në një nga degët e filialit të Fondacionit; M. D., 27 vjeçe, banuese në Vorë, Tiranë, me detyrë Oficere kredie, në një nga degët e filialit të Fondacionit; M.H., 41 vjeç, banues në Tiranë, me detyrën ish-Oficer kredie në një nga degët e filialit të Fondacionit; E. V., 38 vjeçe, banuese në Tiranë, Oficere kredie në një nga degët e filialit të Fondacionit; O. D., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, me rolin ndërmjetësuese për gjetjen e personave për kredi fiktive; A. A., 32 vjeç, banues në Tiranë, me rolin ndërmjetësues për gjetjen e personave për kredi fiktive, i cili aktualisht është me masë sigurie “Arrest në burg”, për një tjetër vepër penale dhe akuza do t’i komunikohet në ambientet e burgut.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e një shtetasi, pjesëtar i grupit, në rolin e sekserit dhe vijon puna për kapjen e tij.
Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shtetasja A.I., në pozicionin e drejtoreshës së njërës nga degët e filialit të fondacionit, kishte krijuar ketë skemë mashtrimi dhe në bashkëpunim me personat e tjerë të ndaluar, kanë lëshuar kredi në mënyre fiktive dhe klientët që kanë përfituar kreditë nuk janë paraqitur fare në zyrat e fondacionit në momentin e aplikimit për kredi.
Ata paraqiteshin vetëm në momentin që disbursohej kredia, bënin tërheqjen e lekëve në banka dhe nga shuma e përfituar e kredisë, këta persona përfitonin 25 deri në 35% të shumës së kredisë dhe pjesa tjetër përfitohej nga Drejtoresha e degës, Oficeret e Kredisë dhe Sekserët që siguronin klientët dhe në përfundim të këtij procesi nga Drejtoresha e degës lëshohej një vërtetim fiktiv, sikur e gjithë shuma e kredituar ishte likuiduar nga klienti. Shuma e kredive që janë dhëne nga ky staf, deri tani ka shkuar në vlerën 2 000 000 euro dhe në përditësimin e saj shkon në rritje.
Nga Drejtoresha e Degës, shtetasja A. I., janë marrë shuma të mëdha valute me interes nga persona të ndryshëm për të mbuluar këtë skemë mashtrimi, të cilat kapin vlerën deri në 1.7 milion euro.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar elementet e veprave penale “Skemat mashtruese dhe piramidale”, “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” dhe përfitimet në total deri tani llogariten deri në 3.7 milionë euro.
Vazhdojnë hetimet intensive për evidentimin e përmasave të kësaj skeme mashtrimi dhe përftimit nëpërmjet këtyre kredive fiktive.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...