Lajme

Përfitoi tenderë në vlerë afro 2 milion euro me dokumente të falsifikuara, arrestohet pronari i kompanisë

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 08 December 2021

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar një person i cili përmes prezantimit të dokumenteve të falsifikuara ka arritur që ti fitonte tre tenderë, në vlerë rreth 1 milion e 900 mijë euro, shkruan Gazeta Infokus.

Në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Gjilanit thuhet se i dyshuari është ndalur në kohëzgjatje prej 48 orësh.

“Me urdhër të prokurorit nga Departamenti për Krime të Rënda, është ndaluar i dyshuarin me inicialet, I.H., pronar i kompanisë “Globi M.I.”, në Gjilan në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurorim publik”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

-Advertisement-

Tutje në njoftim thuhet se i dyshuari ka kryer veprën penale dhe ndaj tij do të vazhdojë me procedurat e mëtejme hetimore.

“Më këto veprime i lartcekuri dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurorim publik”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për të cilën gjendet nën masën e ndalimit, si dhe ndaj të njëjtit Prokuroria Themelore në Gjilan, do të vazhdojë me procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera