Shëndetësi

Përfitimet shëndetësore të konsumimit të pjeshkave

Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 28 August 2017

Pjeshkët janë fruta që kanë pak kalori por shumë përfitime shëndetësore. Pjeshka i përket familjes së frutave së bashku me kajsitë, kumbullat dhe qershitë.

Ky frut përmban vetëm 37 kalori dhe ka gjithashtu pak kolesterol, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë janë disa nga përfitimet shëndetësore të këtij fruti të shijshëm.

-Advertisement-

Pjeshkët kanë shumë vitamina

Pjeshkët kanë vitamina të tilla si vitamina A dhe beta-carotene që përmirësojnë shikimin tuaj. Gjithashtu, ato përmbajnë vitaminë C e cila është një antioksidant i fuqishëm dhe nxit sistemin imunitar.

Për më tepër, pjeshkët përmbajnë vitamina E dhe K që ndihmojnë në koagulimin e gjakut, ashtu si edhe vitaminën B6 dhe disa lloje të tjera.

Pjeshkët kanë fibra

Pjeshkët kanë fibra të cilat luajnë një rol të rëndësishëm për tretjen, si dhe parandalojnë kapsllëkun.

Për më tepër, fibrat reduktojnë fryrjen dhe përmirësojnë shëndetin e zorrës së trashë. Konsumimi i rregullt i pjeshkave do të rregullojë nivelin tuaj të kolesterolit, transmeton Klan Kosova.

Pjeshkët kanë kalium

Pjeshkët janë një burim i madh i kaliumit, i cili është një mineral vital për funksionin e duhur të veshkave. Ky frut përmban gjithashtu kalcium, hekur, mangan, zink, fosfor dhe bakër.

Kombinimi i të gjitha këtyre mineraleve përmirëson shëndetin tuaj të kockave, sistemin nervor dhe qelizat e kuqe të gjakut.

Pjeshkët janë të mira për lëkurën tuaj

Vitamina C që ndodhet në pjeshkë bashkë me anti-oksidantët tjerë parandalojnë dëmtimin e lëkurës, shfaqjen e rrudhave dhe përmirësojnë dukshëm lëkurën tuaj.

Pjeshkët parandalojnë kancerin

Për shkak të vetive anti-oksiduese, pjeshkët janë një frut që mund ta parandalojë sëmundjen e kancerit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera