Përfitimet nga marrëdhëniet seksuale në mëngjes
Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 09 July 2020
Për fillim, themi që nuk keni shumë energji për ditën që është para jush. Kur në mbrëmje të arrini të lodhur nga puna, me siguri e gjitha që dëshironi është që të strukeni në krevat dhe të flini gjumë të thellë
Prandaj, kur në mëngjes dielli t’i lëshojë rrezet në dritare të dhomës, pak “aksion” mund të tingëllojë gjithsesi ide e mirë.
Të bërit dashuri në mëngjes përveçse një përshëndetje shumë e veçantë për të nisur ditën, është edhe një mënyrë që ndikon mjaft pozitivisht në humorin, fizikun, marrëdhënien tuaj në çift, por mbi të gjitha aftësinë e ngjizjes.
Mëngjesi të fal një ndjesi totalisht të ndryshme, me mendjen e freskët, trupin e qetësuar, nervat e çlodhur dhe është më e lehtë të ndjesh dëshirën për të rrëmbyer partneren dhe nisur ditën në një mënyrë të tillë aq eksituese.
Pavarësisht a ka të bëjë seksi i natës vonë me shprehi, instinkt, apo komoditet seksi në mëngjes është zgjidhje shumë më e e mirë se në mbrëmje, pohon seksologu afrikanojugor, Glen Rowan.
“Seksi i mëngjesit inicion intimitetin dhe afërsinë emocionale në fillim të ditës, dhe atëherë ka më së paku pengesa” thotë dr. Fran Walfish.
Gazeta britanike “Metro” ka paraqitur nëntë arsyet pse seksi është më i mirë në mëngjes.
Pse jo? Jeni të zhveshur, të eksituar dhe në shtrat – seksi në mëngjes në këtë rast duket obligativ.
Spontaniteti është seksi. Seksi i mëngjesit është një moment i vjedhur. Kështu që, në vend se të kaloni orë të tëra në rregullimin e flokëve, në zgjedhjen e rrobave dhe “rutinat tjera mëngjesore”, thjesht hidhuni në shtrat dhe kryeni marrëdhënie seksuale.
Është i shpejtë. Meshkujt mund të befasohen kur të kuptojnë se femrat ndonjëherë nuk duan paralojë për orë të tëra, por thjesht duan të përjetojnë orgazëm. Andaj, seksi në mëngjes është i shpejtë dhe i drejtpërdrejtë.
Do të jeni më të lumtur. Është vërtetuar se orgazma bën njerëzit që të ndihen më të qetë dhe të relaksuar. “Dita e mirë shihet në mëngjes”!
Do të jeni në formë më të mirë fizike. Seksi djeg më se 144 kalori për 30 minuta.
Do të jeni më të shëndetshëm.
Një marrëdhënie e mirë seksuale ju rritë nivelin e IgA-së, një antitrup që ju ruan nga infeksionet.
Jeni më seksi në mëngjes. Flokë të çrregulluara dhe grimi i përshkëllirë – gjithkush duket më seksi në mëngjes.
Meshkujt janë më të eksituar në mëngjes. Periudha kur meshkujt janë në “majën” e eksitimit është pikërisht mëngjesi.
E ke gjithë ditën që ta kujtosh. Gjëja më e mirë për seksin e mëngjesit? Mund ta kujtosh pastaj gjatë gjithë ditës.
Të tjera
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...
-
Abdixhiku organizon tubime përkrahëse për eurodeputetët mbështetës të Kosovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kë...