Sport

Përfaqësuesja e Kosovës në Mundje do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Iowa të SHBA-së

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 27 July 2018

Përfaqësuesja e Kosovës në Mundje, nesër në mbrëmje do të udhëtoj për në Iowa të SHBA-së, për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike për të Rinj që do të mbahen nga data 31 korrik deri me 8 gusht 2018, shkruan GazetaFokus.

Federata e Mundjes e Kosovës është nderuar nga shteti Amerikan duke u përzgjedhur si federatë për pjesëmarrje në këto Lojëra, në të cilat marrin pjesë më shumë se 25 000 sportist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë eveniment nga FMK, do marrin pjesë këta mundës: Lorik Ibri, Gani Halili, Urim Qaili, Samir Neziri, Arlind Selimi, Armend Kuka dhe Auron Syla.

-Advertisement-

Mundësit do të udhëhiqen nga trajneri i përfaqësueses së Kosovës Mustafë Syla. Presidenti Naim Muja dhe bordi i FMK-së falënderon: Iowa Amateur Athletic Union, z.Xhavit Gashi –konsull i Kosovës në Iowa dhe z.Kujtim Gashi – ministër në MKRS, për këtë mbështetje që mundësat tonë nga FMK të jenë pjese e kësaj ngjarje me rendësi të sportit në Amerikë. /GazetaFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera