Përfaqësuesit nga Kosova në trajnimin mbi diplomacinë dixhitale në Bled të Sllovenisë
Autori: Gazeta inFokus 20:38 | 03 December 2017
Përfaqësues të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës dhe të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë morën pjesë në trajnimin ambicioz mbi “Fuqizimin e diplomacisë dixhitale në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës Lindore”, nga datat 28-30 nëntor, në Bled të Sllovenisë.
Në trajnimin i cili mblodhi mbi 70 pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnjë dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Molldavia, Ukraina, të pranishëm ishin edhe diplomatë të njohur dixhitalë ndërkombëtarë, ekspertë të marrëdhënieve me publikun, redaktorë të mediave dixhitale dhe entuziastë të tjerë dixhitalë.
Ky projekt është sponsorizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, ndërsa është zbatuar nga Qendra sllovene për Perspektivën Evropiane (CEP) me mbështetje financiare nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Sllovenisë në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillim.
Ndërmarrje të tilla si trajnimi në Bled janë të një rëndësie të veçantë në kohën kur po jetojmë në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur, ku diplomacia dixhitale po shndërrohet në një mjet gjithnjë e më të rëndësishëm dhe të pashmangshëm, jo vetëm për liderët botërore, por edhe për vetë qytetarët anekënd botës.
Përmes trajnimit që mbuloi një varg temash, nga teoria e marrëdhënieve me publikun dhe diplomacisë publike e gjer në përdorimin specifik të mjeteve dixhitale dhe shembujve praktikë të fushatës dixhitale, zyrtarë të lartë të nëntë shteteve pjesëmarrëse, por edhe përfaqësues të ambasadave të SHBA-së në këto shtete, konsoliduan njohuritë dhe aftësitë e tyre të komunikimit dhe ndërtuan një rrjet profesionistësh të diplomacisë dixhitale.
Siç njofton Qendra për Perspektivën Evropiane (CEP), dita e parë e trajnimit i është kushtuar prezantimeve nga ana e përfaqësuesve të organizatorëve, Gautam Rana, Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën e SHBA-së në Slloveni, Sabina R. Stadler, Drejtore e Përgjithshme pranë Drejtorisë për Çështjet Shumëpalëshe, Bashkëpunim për Zhvillim dhe të Drejtën Ndërkombëtare në MPJ të Sllovenisë, dhe peter Grk, Sektretar i Përgjithshëm i Forumit Strategjik dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të Qendrës për Perspektivën Evropiane.
Më pas, siç thuhet në përmbledhjen e CEP, pjesëmarrësit u përqendruan në të ardhmen dixhitale, duke diskutuar për rëndësinë e pranisë në internet, për gjendjen e tanishme të mediave dixhitale në Evropë dhe për audiencat që do të ishin në shënjestër të institucioneve.
Tregimet e ndryshme, keqinformimi dhe ndërtimi i ekosistemit dixhital gjithashtu u trajtuan nga ekspertë të shquar, në mesin e tyre Shaën Poëers, Lee Nilsson dhe Matt Jacobs nga Departamenti amerikan i Shtetit, Mathias Lüfkens, nga kompania Burson-Marsteller, Marko Zoric, redaktor i kanalit të BBC në YouTube, dhe Natasha Brishki dhe Aljazh Pengov Bitenc nga Instituti për njerëz me mendje të hapur “Metina lista”.
Dita e dytë e trajnimit solli një përshkrim të hollësishëm të fushatave dixhitale, duke filluar me një seancë mbi ndërlidhjet ndërmjet fushatave dixhitale dhe bashkëpunimit zyrtar zhvillimor në rastin e Sllovenisë, ku Dr. Mellita Gabriç, Simona Vuçak dhe Miriam Mozhgan nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë prezantuan aktivitetet në kuadër të diplomacisë sllovene. Gjithashtu, pjesëmarrësve u janë dhënë skenare të ndryshme përmes të cilave ata duhej të ndërtonin një fushatë dixhitale, duke iu përgjigjur pyetjeve më të rëndësishme që shfaqen në procesin e planifikimit. Sharon Yang nga Facebook bëri prezantimin qendror për rëndësinë e komuniteteve dixhitale.
Në ditën e fundit të trajnimit, raporton CIP, iu kushtua aspekteve pamore, video-përmbajtjeve dhe YouTube-it si një kanal të komunikimit, me ç’rast prezantuan Marko Zoric, redaktor i kanalit të BBC në YouTube, dhe Oliver Mertz nga Departamenti amerikan i Shtetit. Aljazh Pengov Bitenc dhe Natasha Brishki nga “Metina lista” reflektuan mbi rrugëtimin e tyre drejt ndërtimit të një platforme mediale online, ndërsa Jeremy Caplan nga Qendra Toë-Knight për Gazetari Ndërmarrëse, universiteti CUNY Graduate School of Journalism, nxiti pjesëmarrësit në debat dhe pyetje të gjallë me prezantimin e tij interaktiv përmes të mësuarit nëpërmjet të bërit vetë (“learning-by-doing”) përkitazi me mjetet për prodhimin e përmbajtjes në internet.
Në linkun e mëposhtëm do të gjeni përmbledhjen nga CEP dhe foto-galerinë nga trajnimi:
Të tjera
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...