Lajme

Përfaqësuesit e BE-së deklarohen për zgjedhjet: Të mos garojnë ata që janë dënuar për krime

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 19 May 2017

​Krerët e misioneve të BE-së në Kosovë përmes një njoftimi për media, i kanë komentuar zgjedhjet që pritet të mbahen më 11 qershor.

Ata u bëjnë thirrje të gjitha palëve dhe pjesëmarrësve në zgjedhje që të sigurojnë që ato të zhvillohen në pajtim me standardet ndërkombëtare.

Ndërkaq kanë shtuar se në garën për deputet të mos garojnë ata që janë dënuar për krime.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë i tyre:

Deklaratë nga Zyra e BE-së /Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, EULEX dhe Shefat e Misionit të BE-së në Kosovë

Krerët e misioneve të BE në Kosovë kanë parasysh vendimin e parlamentit për të mbajtur zgjedhje të përgjithshme të parakohshme më 11 qershor 2017.

Zgjedhjet janë zemra dhe shpirti i demokracisë. Demokracia bazohet në parimin që qytetarët zgjedhin përfaqësuesit dhe udhëheqësit e tyre përmes zgjedhjeve që janë zgjedhje të vërteta e demokratike. Për ne, si evropianë, e drejta e Kosovës për të zgjedhur udhëheqësit e saj, pa frikë apo ndërhyrje, është një parim i shenjtë. Ne ndajmë shpresën për një fushatë të qetë dhe të hapur parazgjedhore ku mosmarrëveshjet shprehen në një mënyrë konstruktive dhe paqësore e cila promovon pluralizmin dhe tolerancën për mendime të ndryshme.

randaj, u bëjmë thirrje të gjitha palëve dhe pjesëmarrësve në zgjedhje që të sigurojnë që ato të zhvillohen në pajtim me standardet ndërkombëtare. Është e rëndësishme që retorika dhe veprimet e fushatës të sigurojnë zgjedhje të informuar për votuesin, në një atmosferë paqeje, tolerance dhe respekti, në mënyrë që rezultati përfundimtar të jetë i pranueshëm për të gjithë. Kjo është demokracia që qytetarët e Kosovës e meritojnë.

Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të sigurohen se kanë propozuar kandidatë të përshtatshëm për pozitën e lartë që ata mbajnë. Kosova meriton përfaqësues të pozitës dhe autoritetit të lartë moral. Në shumë prej vendeve tona, individët të cilët janë dënuar për krime të rënda përjashtohen automatikisht nga pjesëmarrja në zgjedhje. Kosova meriton kandidatët që përmbushin standardet më të larta për zyrtarët publikë.

Demokracia nuk mund të mbijetojë pa pjesëmarrjen aktive të qytetarëve. Qytetarët kanë përgjegjësi për të mbështetur atë demokraci. Ata kanë përgjegjësi për të mbajtur udhëheqësit e tyre të përgjegjshëm dhe për të shprehur pikëpamjet e tyre mbi udhëheqësit e tyre me votat e tyre, për të zgjedhur udhëheqësit që duan. Çdo votë numërohet. Pra, shpresojmë që populli i Kosovës, miqtë tanë evropianë, nga të gjitha komunitetet, do të ushtrojnë të drejtën e tyre civile për të votuar.

Pas zgjedhjeve ne do të punojmë me përfaqësuesit që zgjedhin qytetarët e Kosovës, për të thelluar marrëdhëniet tona ekonomike e politike në bazë të përkushtimit të përbashkët, përfshirë edhe angazhimet në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në mes të BE-së dhe Kosovës dhe Agjendës për Reforma Evropiane. Ju, qytetarët të Kosovës, keni mundësinë që t’i zgjedhni këta përfaqësues.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera