Lajme

Përfaqësuesit e posaçëm të BE-së vizitojnë edhe LDK-në

Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 11 January 2018

Pas vizitave që patën dje tek Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, të dërguarit e posaçëm të BE-së më vonë patën një vizitë edhe tek selia e Vetëvendosjes.

Sot këta të fundit kanë vazhduar vizitat kështu duke takuar përfaqësuesit e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës  Avdullah Hoti së bashku me deputetët  Armend Zemaj dhe Lumir Abdixhiku  pritën sot në takim delegacionin e përbërë nga i dërguari i posaçëm për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s në Ministrinë Gjermane të Punëve të Jashtme, Christian Hellbach dhe Shefin i Departamentit të Ballkanit Perëndimor të Ministrisë Franceze të Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Thomas Bertin si dhe dy ambasadorët të Gjermanisë dhe Francës  Christian Heldt dhe z. Didier Chambert.

-Advertisement-

Në këtë takim thuhet të jetë diskutuar për situatën politike në Kosovë, me theks të veçantë, për iniciativën për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të specializuar. Të dy emisarët shprehën brengosjen e thellë të Berlinit dhe Parisit për këtë mundësi.

Me këtë rast Hoti thuhet të ketë cilësuar se tendenca për shfuqizimin e  Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të specializuar dëmton subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe rrugën e saj drejt strukturave euro- atlantike. Më pas ai i siguroi emisarët se Lidhja Demokratike e Kosovës e sheh jetike për vendin ruajtjen e raporteve dhe të miqësisë me Gjermanin e Francën dhe vendet e tjera të BE –së,  SHBA-të,  NATO-n dhe vendet e tjera mike. Rrjedhimisht,  Lidhja Demokratike e Kosovës në asnjë rast nuk do të jetë pjesë e veprimeve të pamatura dhe nuk do të lejojë që fati i qytetarëve dhe i vendit tonë të futet në rrugë të paqarta.

Për veç kësaj në takim u bisedua edhe për tema tjera siç janë domosdoshmëria e vazhdimit të reformave në fushën e sundimit të ligjit, demokracisë dhe qeverisjes së mirë, të cilat janë thelbësore për afrimin e mëtejmë të Kosovës drejt Bashkimit Evropian, thuhet në komunikatën për media.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera