Lajme

Përfaqësuesit e MPB-së takohen me ata të Ministrisë së Brendshme të Francës, diskutohet thellimi i bashkëpunimit

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 25 May 2023

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme është pritur një delegacion nga Ministria e Punëve të Brendshme e Francës, të shoqëruar nga ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Ky takim është mbajtur në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm që kanë dy Ministritë e Punëve të Brendshme, me qëllim të thellimit të këtij bashkëpunimi në fusha specifike të interesit të përbashkët.

Theks i veçantë i është kushtuar nevojës për një dialog ndërinstitucional për zgjerimin e bashkëpunimit, përfshirë këtu fushën e sigurisë dhe të migrimit, si dhe bashkëpunimin policor.

-Advertisement-

Gjithashtu, u theksua se bashkëpunimi bilateral mes dy ministrive ka kontribuar në qëndrimin pozitiv të Francës për Liberalizimin e Vizave për Kosovën, me ç’rast përfaqësuesit e MPB-së së Republikës së Kosovës i falënderuan delegacionin francez për mbështetjen e dhënë në këtë proces.

Ministria e Punëve të Brendshme shprehu gatishmërinë që në bashkëpunim me autoritetet franceze të shtohen veprimet e përbashkëta, shkëmbimet dhe bashkëpunimet në fushën e migrimit, sigurisë, si dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimeve tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera