Lajme

Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, do ta vizitojë Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 11 September 2019

Një gjë të tillë për Gazetën Express e kanë konfirmuar përmes një përgjigje me shkrim nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Megjithatë ende nuk është caktuar data se kur Palmer do të qëndrojë në Kosovë.

“I Dërguari Special Matthew Palmer planifikon të vizitojë Kosovën. Sidoqoftë, data e vizitës së tij nuk është caktuar ende”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së SHBA’së në Prishtinë .

-Advertisement-

Kjo do të jetë vizita e tij e parë në Kosovë në cilësinë e Përfaqësuesit Special të SHBA-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Matthew Palmer më 30 gusht të këtij viti, me  një vendim të Sekretarit të Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, është emëruar si Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor.

Sipas njoftimit zyrtar të lëshuar në faqen e Departamentit të Shtetit, thuhet se roli i Palmerit do të jetë që të drejtojë përpjekjet amerikane për të forcuar angazhimin diplomatik amerikan në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon si dhe në përqendrimin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet Perëndimore.

Matthew Palmer ka treguar se në agjendën e tij si pikë kryesore do të jetë dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ndërkohë në një intervistë për televizionin publik të Malit të Zi (RTCG), ka shprehur optimizmin e tij se një marrëveshje finale Prishtinë-Beograd mund të arrihet.

“Një prej qëllimeve tona kryesore është që t’i japim përkrahje një qeverie në Kosovë e cila është e përkushtuar në dialog, gjë që nënkupton suspendimin e taksës dhe rikthimin në tavolinën e bisedimeve” ka thënë Palmer për RTCG.

Se Matthew Palmer do të vizitojë rajonin e kishte paralajmëruar edhe deputeti gjerman, Peter Beyer, gjatë vizitës që kishte pasur në Prishtinë javën e kaluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera