Përfaqësuesi i SHBA-së në OKB: Të përmbyllet misioni i UNMIK-ut,dialogu të përfundojë me njohje reciproke
Autori: Gazeta inFokus 18:34 | 15 October 2021
Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të OBK-së ka folur për raportin e fundit për Kosovën.
Në fjalën e tij, përfaqësuesi i SHBA’ve ka qenë i shkurtër duke thënë se SHBA e ka mirëpritur marrëveshjen për targat dhe gjithashtu duke thënë se kjo marrëveshje është hap përpara për të dy vendet.
Sipas tij, misioni i OKB’së nuk ka luajtur rol në zgjidhjen e çështjës së targave dhe kjo është asistuar nga KFOR-i andaj ka deklaruar se UNMIK-u duhet të përfundojë misionin e vet në Kosovë.
“Dëshiroj të filloj duke mirëpritur marrëveshjen për çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë që e ka ndërmjetësuar Lajcak. Kjo marrëveshje është hap përpara për Kosovën, Serbinë dhe stabilitetin në Ballkanin Përëndimor. Kjo është dëshmi se kur liderët angazhohen mund të gjejnë zgjidhje që përfitojnë qytetarët e të dy vendeve. Inkurajojmë të dy vendet të vazhdojnë këtë dhe të respektojnë marrëveshjet paraprake e gjithashtu të vazhdojnë dialogun.Dialogu mbetet platforma kryesore për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dhe stabilizim të marrëdhënieve duke arritur në fund një marrëveshje për njohje reciproke. UNMIK-u nuk ka luajtur rol lidhur me çështjen e targave dhe zgjidhja e kësaj çështje me përkrahjen e KFOR-it ka treguar se organizata tjera mund ta luajnë këtë rol më mirë. UNMIK-u ka plotësuar mandatin e tij dhe duhet ta kuptojmë këtë realitet e të shkojmë drejt mbylljes së tij. OKB’ja ende mund të luaj rol të rëndësishëm në implementimin e demokracisë në rajon por kjo nuk kërkon mision paqëruajtës në rajon. SHBA kërkon që Këshilli të mbyll misionin në mënyrë që të kemi prani tjetër në mënyrë që Kosova të realizojë potencialin e saj të plotë. SHBA-të mbesin të përkushtuara në ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin perëndimor dhe do të punojmë ngushtë me partnerët që të ruajmë sundimin e ligjit.”, tha përfaqësuesi i SHBA’ve.
Të tjera
-
Arrestohet e dyshuara se tentoi të fuste dro*ë në Burgun e Dubravës
Të martën është arrestuar një grua nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se kis...
-
Statistikat e BQK: Qytetarët morën kredi në vlerë prej 241 milionë euro gjatë marsit, i depozituan rreth 70 milionë
Mbi 241 milionë euro është vlera e kredive të reja të marra nga qytetarët e K...
-
Departamenti amerikan i Shtetit: Ne sponsorizojmë me krenari rezolutën për Srebrenicën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare që sponsorizojnë propozimin për ...
-
Kur do t’i hiqen Kosovës masat e vendosura nga BE-ja
Bashkimi Evropian nuk ka treguar shenja konkrete se Kosovës do t’i hiqen masa...
-
Nga VV-ja thonë se nuk ka nevojë për raporte shtesë: BE-ja t’i heq masat ndaj Kosovës
Njërin nga kushtet që e kishte Kosova që Bashkimi Evropian t’ia heq masat ndë...
-
Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen
sh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot 56-vjetorin e lindjes. A...
-
Sot mbahen zgjedhjet për president në Maqedoni të Veriut, në garë shtatë kandidatë
Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot nga ora 7 deri në 19 do të...
-
Rohde: Për t’u anëtarësuar në KiE, Kosova duhet të bëjë “hapa të prekshëm” për Asociacionin
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova duhet të bë...
-
Ja emrat e dekanëve të rinj të Universitetit të Prishtinës
Dje, në Universitetin e Prishtinës, është zhvilluar procesi i zgjedhjes së de...
-
Kurti: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka thënë se në bisedën e sotme telefon...
-
U kërcënua se mbështeti Kosovën në KiE, i ofrohet mbrojtje policore deputetit boshnjak
Policia e Bosnje dhe Hercegovinës, i ka ndarë mbrojtje të afërt deputetit, Sa...
-
Mot me diell dhe vranë, temperaturat shënojnë rritje
Për të mërkurën në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe interval...