Përfaqësuesi i SBASHK-ut paralajmëron lëvizje të qëndrimeve për grevën
Autori: Gazeta inFokus 07:09 | 13 September 2022
Ymer Ymeri, sekretari i SBASHK-ut ka thënë që shpreso se nesër do të gjejnë një mirëkuptim për ta realizuar kërkesën e anëtarësisë, për shkak se sipas tij, shuma prej 100 eurove nuk është një shumë që rëndon buxhetin e Kosovës.
“Derisa në takim janë të ftuar edhe Këshilli Grevist, besoj shumë se kërkesat tona do të jenë të mirëkuptuara dhe të realizueshme, meqë do të arsyetohen nga ky këshill, si dhe kryeministri ka mundur të analizojë situatën deri më tani”, tha tutje Ymeri.
Sipas tij, çelësi i zgjedhjes është qeveria, teksa shtoi se takimet e mëparshme kanë qenë takime përgatitore, derisa shfaqi shpresën se “do të mund të lëvizin diçka, sidomos me ligjin e sigurimeve shëndetësore dhe të skemave pensionale”.
Ndërkaq lidhur me shumën e ofruar nga pala e qeverisë, përfaqësuesi i i SBASHK-ut tha se mund të lëvizin qëndrimet, nëse ofrohet shuma prej 90-80 eurove, ndërkohë që shuma prej 50 eurove, sipas tij, nuk ka qenë ndonjë gjë që vlen, që, sipas tij, ka qenë një ndihmë.
“Cilado shumë që të jetë, duhet të jetë në pagën bazë, që është kërkesë e jona, ngase janë të qëndrueshme dhe duhet të jenë deri në zbatimin e ligjit për paga, meqë kjo shtesa që është dhënë për katër muaj, ka qenë një ndihmë e përkohshme dhe në janar na gjen në të njëjtën situatë. Prandaj ne kemi këmbëngulur që, cilado shumë që të jetë, duhet të jetë në pagën bazë”, tha nënkryetari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri në RTK.
Tutje, i pyetur në përshkallëzimin e situatës së krijuar tani, ai shfaqi shpresën se gjatë javës do të gjendet një marrëveshje për t’i ikur përshkallëzimit të situatës së krijuar, ndonëse, sipas tij, ka kërkesa nga disa komuna që të kalohet në protesta, por që Këshilli Grevist nuk e ka parë të arsyeshme që, tani për tani, të bëhet një gjë e tillë.
Të tjera
-
Përurohet Stacioni i ri i Autobusëve në Podujevë, Komuna publikon pamje
Është përuruar Stacioni i ri i Autobusëve në Podujevë. Ceremonia e përurimit ...
-
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
UNI-Universum International College është renditur në Times Higher Education ...
-
Arbana Osmani, imazhi i ri i Prince Caffe Turke
Është kompania më e madhe vendore për prodhimin e kafesë. Numëron 22 vjet në ...
-
Miratohet në Komision drafti i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Bislimi: Disa shtete kanë kërkuar heqje graduale të masave
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se dy-tri vende të Bashkimit Eur...
-
CMG: Si të ruhet tendenca pozitive e zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Australi?
Nënshkrimi i disa memorandumesh bashkëpunimi për dialogun strategjik ekonomik...
-
Gooooool! Qazim Laçi shënon për Shqipërinë!
Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar gol ndaj Kroacis...
-
Shqipëria në paraqitjen e dytë në Euro
Kjo është vetëm paraqitja e dytë e Shqipërisë në Euro, të dyja në tre turnetë...
-
Ndërpritet seanca ndaj ish-kryetarit të Malishevës dhe të tjerëve
Për shkak se mbrojtja nuk u pajisë me kopje të fjalës përfundimtare të prokur...
-
Pamje spektakolare, Hamburgu bëhet i gjithi kuq e zi nga shqiptarët para ndeshjes Shqipëri – Kroaci
Qyteti i Hamburgut në Gjermani sot u shndërrua në dy ngjyrat e flamurit shqip...
-
Bislimi: Masat i kanë bërë dëme vendit, por ia ka vlejtur moslëshimi pe për sovranitetin në veri
Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane dhe dialog, Besnik Bislimi, ka t...
-
Temperaturat e larta, alivanoset një qytetar në Podujevë
Një qytetar në Podujevë është alivanosur si pasojë e temperaturave të larta q...