Lajme

Përfaqësuesi i PDK-së në KQZ kërcënon Kurtin me jetë, i thotë se e pret “fati i Gaddafit”

Autori: Halil Berisha 18:24 | 09 October 2019

Pas mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë, aktori dhe regjisori i njohur, Ard Islami, ka publikuar një mesazh kërcënues që i erdhi në adresë të tij.

Këtu, Islami duke aluduar në Vetëvendosjën shkruajti: “Dmth që në ditën e parë! Urime Ksoovë!”.

E në këtë mesazh të cilin e publikoi Islami kishte kërcënime të rënda ndaj tij dhe përkrahësve të PDK-së, duke u thënë që “Kemi me iu vjerrë në shesh juve dhe krejt bashkëpunëtorët e PDK-së”.

-Advertisement-

“Mbaje në mend Ard Islami. Kemi me iu vjerrë në shesh juve edhe krejt bashkëpunëtorët e PDK-së. Ka ardhë koha jonë edhe krejt këto punë që i bëni, ne kemi me ra, dhe ju do të ndaleni. Edhe atë serialin që e keni promovuar Kadri Veselin edhe krejt punët që i bëni ju. Tash është koha jonë!”, pretendon Ard Islami t’i ketë shkruar dikush.

E sot, përfaqësuesi i PDK-së, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka komentuar kërcënimin ndaj Ard Islamit.

Gashi, pretendoj se ky kërcënim ka ardhë nga ndonjë përkrahës i Vetëvendosjes dhe kështu, Gashi bën një kërcënim ndaj liderit të kësaj partie Albin Kurtit, duke e krahasuar fatin e tij me ish-udhëheqësin e vrarë të Libisë, Muammar Gaddafin, shkruan gazeta inFokus.

“Albin, lidhi qent endacak! Se për 6 muaj fatin e Gadafit e përjeton! Duhët të jesh kriminel i lindur që të kërcnosh në këtë formë akoma pa marrë pushtet!”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Gaddafi, ka qeverisur Libinë prej vitit 1969 e u rrëzua nga pushteti pas protestave në vend, derisa Gjykata Ndërkombëtare kërkoi arrestimin e tij, për akuzat për krim kundër njerëzimit.

Mirëpo, Muammar Gaddafi, u kap dhe u vra më 20 tetor, 2011./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera