Lajme

Përfaqësues të disa shteteve i shkruajnë Vjosa Osmanin

Autori: Gazeta inFokus 19:05 | 14 April 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar sot telegrame urimi nga presidenti i Konfederatës së Zvicrës, Guy Parmellin, ai i Bullgarisë, Rumen Radev dhe Emiri i Katarit, Sheikh Temim Bin Hamed Al-Thani.

Presidenti Parmellin në letrën e urimit i ka përmendur marrëdhëniet e afërta dhe të përzemërta ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës.

Atifete Jahjaga me mesazh për Shefqet Krasniqin, publikon dy fotografi

-Advertisement-

“Për shkak të diasporës kosovare në Zvicër, të dy vendet tona, gjithashtu janë në lidhje të fuqishme në aspektin njerëzor dhe atë kulturor”, thuhet në telegramin e Presidentit zviceran. Ai ka përmendur vizitën e Presidentes Osmani në shtetin e tij në muajin mars dhe ka theksuar se ajo i ka hapur rrugë thellimit të bashkëpunimit të mëtejmë. Presidenti Parmellin ka theksuar se stabiliteti dhe progresi i Ballkanit Perëndimor është në interesin e të dy shteteve.

Në telegramin e urimit të presidentit bullgar, theksohet se Bullgaria do të vazhdojë ta përkrahë perspektivën euro-atlantike të Republikës së Kosovës.

“Jam i bindur që duke punuar së bashku, ne do të kontribuojmë në thellimin e dialogut të hapur dhe efektiv midis dy vendeve tona mike, si dhe në rritjen e stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit tonë duke promovuar parimet e fqinjësisë së mirë dhe vlerave të BE-së”, thuhet në telegramin e presidentit Radev.

Kurse Emiri i Shtetit të Katarit, Sheikh Tamim Bin Hamed Al-Thani, i ka përcjellur Presidentes Osmani urime të sinqerta me rastin e marrjes së detyrës, duke shprehur konsideratat më të larta si dhe duke e uruar atë që ta udhëheq vendin drejt zhvillimit dhe progresit të mëtejmë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera