Rozë

Përdredh cigaret e Snoop Dogg, kjo është shuma marramendëse që merr burri për një vit

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 10 June 2022

Punën e ëndrrave e ka gjetur një burrë në Amerikë, i cili i shërben reperit të njohur, Snoop Dogg. Konkretisht, ai përdredh cigaret e tij.

Artisti dhe producenti i njohur, me një pasuri prej mbi 150 milionë dollarësh, pak vite më parë punësoi një burrë i cili e mbush me cigare kur mbaron.

Këtë e zbuloi në vitin 2019 vetë reperi gjatë emisionit në radio Howard Stern.

-Advertisement-

“Kjo është puna e tij. Në CV-në e tij thotë se mbështjell cigare. Ai është një rrotullues profesionist cigaresh”, u shpreh Snoop.

Sakaq, ai kishte raportuar se paga e tij vjetore ishte rreth 40.000-50.000 dollarë./abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera