Lajme

Përdoruesi i narkotikëve sulmon prindërit në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 14 October 2021

Një person është arrestuar dje në Fushë Kosovë, i cili është përdorues i narkotikëve, pasi që ka kanosur dhe sulmuar prindërit e tij.

Sipas Policisë, i dyshuari gjithashtu ka dëmtuar dritaret dhe disa orendi shtëpiake.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili është përdorues i narkotikëve, pasi që ka kanosur dhe sulmuar viktimat (prindërit e tij), i dyshuari gjithashtu ka dëmtuar dritaret dhe disa orendi shtëpiake”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera