Shëndetësi

Përdorni qumësht për rritje dhe forcimin e thonjëve

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 26 May 2017

Thonjtë, ashtu si fytyra apo flokët kanë një rëndësi të madhe për pamjen tuaj.

Duart duken akoma më të këndshme nëse keni thonjë  të pastër dhe të shëndetshëm. Nëse ato i keni në formën e duhur dhe të lyer, bizhuteritë qëndrojnë akoma edhe më bukur, transmeton Indeksonline.

Nëse keni thonj të dobët, atëherë ka një mënyrë se si t’i bëni ato të duken fantastike vetëm në pak kohë. Ela Gale ka ndarë me miqtë e saj një recetë shumë të dobishme ku tregon se si të keni thonj të fortë dhe të shëndetshëm.

-Advertisement-

Ka një përzierje shumë efektive me qumësht që funksionon më së miri nëse e përdorni sipas udhëzimeve të recetës së mëposhtme.

Përbërësit:

1 lugë gjelle mjaltë

¼ gotë qumësht

2 të verdha veze

Përgatitja dhe përdorimi:

Hidhni të gjithë përbërësit në një tas të madh dhe trazojini mirë. Zhysni gishtat në të derisa të mbuloni pjesën e thonjve. Mbajini për 15 minuta dhe më pas lajini duart me ujë të pastër.

Përdoreni këtë trajtim 3 herë në javë në mënyrë që të funksionojë brenda një kohe shumë të shkurtër.

Kështu, nuk keni pse të shpenzoni më për të blerë produkte që përveçse janë të kushtueshme, përmbajnë edhe kimikate.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera