Lajme

Përdorimi i nofkave “çun” e “Kamish”, debatojnë Konjufca e Reçica

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 17 December 2021

Amendamentet e propozuara nga deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu nuk po marrin mbështetjen e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Për këtë reagoi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili pyeti deputetin se a ka ndonjë projekt që i ka vetëm gjashtë shifra.

Por përdorimi i nofkës “Kamishi” nga ana e Konjufcës ka ngallë reagimin e deputetit të PDK-së Elmi Reçica, të cilit më herët Konjufca i kishte kërkuar të ketë kujdes me fjalët pasi kishte quajtur ministrin e Financave “çun”.

-Advertisement-

“A ke ndonjë projekt Kamish që i ka veç gjashtë shifra apo vetëm përmbi. Veç pak z. Reçica se deputeti vet ka dalë këtu në foltore dhe e ka konsideruar nder nofkën që e ka pasur gjatë. Nuk e pata, është qasje respektuese, ndoshta deputeti Haxhiu e pranon këtë”, tha Konjufca.

Ndaj kësaj reagoi deputeti i PDK-së Elmi Reçica, që tha se edhe ai e kishte për respekt kur iu drejtua ministrit Hekuran Murati me emrin “çun”.

“Edhe unë e pata në shenjë respekti për ministrin tuaj kur e quajta ‘çun’, me i thënë ‘plak’ është keq, a me i thënë ‘çun’ është mirë”, tha ai.

Por, që kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, sërish reagoi duke thënë se “çun” është kualifikim me prapavijë.

“’Çun’ nuk është nofkë, është kualifikim me prapavijë”, u shpreh ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera