Lajme

Përdorim i ạrmës, posedim i nạrkotikëve e kạnosje, Policia shumë punë në Prishtinë në 24 orët e fundit

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 18 June 2024

Në vetëm 24 orët e fundit në Prishtinë janë regjistruar disa incidente, në të cilat ka intervenuar Policia e Kosovës.

Në raportin e rregullt 24 orësh, Policia ka njoftuar se në një rast identifikuar disa të dyshuar për përdorim të armës.

“Pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, Policia ka ndërmarr veprime të menjëhershme policore, ka identifikuar dhe ka arrit ta ndaloj veturën në të cilën ndodheshin tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit të veturës është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë dhe një gëzhojë. Po ashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe dy gëzhoja. Personat e dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, theksohet në njoftimin e Policisë.

-Advertisement-

E në një rast tjetër, një personi i janë gjetur dhe sekuestruar 28.8 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Policia gjatë këtyre 24 orëve ka arrestuar edhe gjashtë meshkuj kosovarë të cilët u rrahën mes vete në një kafiteri. Që të gjashtë të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

Në Prishtinë në 24 orët e fundit ëhstë regjistruar edhe një vjedhje e rëndë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur, nga banesa e tij kanë vjedhur një shumë të parave. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve”, thuhet në raportin e Policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera