Përdorën armët në dasmë, arrestohen dy të dyshuar në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus
12:17 | 17 July 2023
Në Gjilan, policia ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri gjatë një ahengu familjar ditën e djeshme.
Arrestimi i tyre ka ndodhur pas një informate që Policia e ka pranuar nga qytetarët dje rreth orës 14:20 se janë dëgjuar të shtëna në një lagje të qytetit të Gjilanit.
“Njësitet policore kanë arritur që të lokalizojnë vendin e ngjarjes ku kanë takuar dy të dyshuar R.I. (viti i lindjes 1955, mashkull, kosovar shqiptar) dhe F.S. (viti i lindjes 1977, mashkull, kosovar shqiptar) të cilët dyshohet se gjatë një ahengu familjar (dasmë) kanë shtënë me armë zjarri”, ka thënë Policia, raporton Klankosova.tv.
Nga dy të dyshuarit, policia ka konfiskuar dy armë zjarri, njëra e llojit Walther e kalibrit 9 mm dhe tjetra e llojit Zoraki 917-T si dhe tri (3) gëzhoja të kalibrit 9 mm.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin Policor Gjilan ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj dy të dyshuarve të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe rasti do të procedohet në prokurorinë themelore.
Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan u ka bërë apel qytetarëve që, “me që jemi në sezonin kur jemi të bashkuar për të ndarë kohë të mirë dhe gëzime familjare, për mos përdorim të armëve gjatë këtyre evenimenteve”.
“Në të shkuarën ka pasur raste kur përdorimi i armëve në këso raste ka sjellë pasoja tragjike”, ka theksuar policia, ndërsa ka bërë thirrje që të “Festoni me zemër, jo me armë”.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale t...
-
Qeveria për rritjen e tarifave të energjisë: Është e drejtë që të mos preken amvisëritë që konsumojnë më pak se 800 kWh
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka publikuar raportet konsultative pë...
-
Haradinaj për mospagesën e orëve shtesë të policëve: Këto skandale i shkojnë për shtati veç armiqve
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi policëve të Kosovës nuk ...
-
Policët ende pa kompensim për ndërrimet e natës dhe orët shtesë, Sindikata kërkon reagim nga Qeveria
Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj për vonesat...
-
Rritja e tarifave të energjisë, INDEP thotë se raportet e publikuara nga ZRrE-ja kanë mungesë të theksuar transparence
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka dërguar sot në Zyrën e Rregulla...
-
Trump: Mark Brnovich do të jetë ambasador i SHBA-së në Serbi
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se e ka emëruar Mark Brno...
-
Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, miraton disa vendime
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të 255-të në m...
-
Orav: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka vdẹkur
Në një kohë kur shumë njohës të rrethanave politike vlerësojnë se dialogu ndë...
-
Rritja e tarifave të energjisë, Ministria e Ekonomisë del me deklarim zyrtar
Ministria e Ekonomisë ka reaguar pas raporteve të ZRrE-së, lidhur me shqyrtim...
-
“Krenari”, Ramush Haradinaj reagon pasi shqiptari nga Tirana merr komandën e një luftanijeje amerikane
Një shqiptar ka marrë komandën e një luftanijeje të marinës amerikane, duke s...
-
Manaj do të jetë nënkryetari i ri i Prishtinës, premton angazhim dhe përkushtim
Shkëmb Manaj do të jetë nënkryetar i Komunës së Prishtinës. Pasi Alban Zog...
-
Berat Lahu njofton për largimin nga VV, ripërsërit akuzat ndaj Gëzim Sveçlës për çështjen e pronave në Badoc
Asamblisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Berat Lahu, ka bërë të ditur lar...