Rajoni dhe Bota

Përdhunimi i 15-vjeçares, dhjetëra qytetarë marshojnë në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 18:24 | 04 June 2020

Dhjetëra qytetarë në Tiranë kanë marshuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt sheshit “Nënë Tereza” pas lajmit që ka tronditur opinionin publik për përdhunimin e 15-vjeçares në Babrru.

Më pas ata janë zhvendosur përpara Ministrisë së Arsimit ku kanë thirrur në kor “Ministria e turpit”

“Për fëmijërinë e vjedhur”, “Mbroni vajzat, jo pedofilët’, “Pse nuk raportojmë”, “Marshoj për vajzën dhe mbesat e mia” janë disa nga pankartat që qytetarët mbajnë në duar.

-Advertisement-

Protestës i janë bashkuar ish-deputetja Grida Duma si dhe deputetja Rudina Hajdari, e cila ka treguar përmes një video live numrin e lartë të qytetarëve që i janë bashkuar këtij marshimi.

Ajo që bie në sy është fakti se një pjesë e madhe e protestuesve mbajnë maska dhe ruajnë distancë nga pjesa tjetër./abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera