Përdhunimi i 15-vjeçares, e ëma rrëfehet në lot: Mos i qoftë koka atij, ku të mbytem tani?
Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 16 October 2017
Pesha e hallit që ka rënë mbi familjen e 15-vjeçares së përdhunuar nga fqinji, marrëdhënie nga e cila mbeti me barrë dhe tashmë është në pritje të një djali, është shumë e rëndë.
Nëna e XH.B. vetëm qan dhe vazhdimisht përsërit fjalët “ku të mbytem” apo “më mirë të kisha vrarë veten”. Ajo thotë se vajza nuk i kishte treguar prindërve për shkak të frikës se mos e rrihnin.
Nëna e të miturës tregon se pas arrestimit familjarët e fqinjit që akuzojnë për përdhunim i kanë kërkuar të tërheqin denoncimin, pasi sipas tyre, 55-vjeçari është i pafajshëm. Ajo kërkon drejtësi, ndërsa thotë se pasi të lindë vajza fëmijën do ia çojë gruas së fqinjit ta mbajë.
Si e morët vesh për ngjarjen e rëndë?
E rëndë është. Ajo s’më tregoi fare. I thosha o cucë a ke gjë, më thoshte ‘nuk kam gjë, nuk kam gjë’. Vajti tek doktori në fshat, e vizitoi dhe i tha ti e ke barkun e madh. Erdhi policia dje, më mori, vajtëm aty në fshat, tregoi vajza. Tha ‘mua më kapi, më zuri gojën e më shtriu’. Ajo tha unë do ta denoncoj, ta fus në burg.
Ju e njihnit?
E njohim, ja ku është qelbaniku, atje matanë. Mos i qoftë koka…
Keni pasur muhabet apo hyrje-dalje në shtëpi?
Po ja kur bëmë dasmën, atëherë ishte. Erdhi ai për dasmën dhe nuk ka ardhur më.
Erdhën e shoqja dhe e bija dhe motrat dhe na thoshin ‘shkoni ma lironi’. Unë desha t’ia heq fëmijën, por doktorët thanë jo, shikoni fëmijën lëviz në bark. Nuk i thosha dot as burrit, se e godiste gocën, e vriste. Ishim në polici, e tha ai jam dakord ‘unë e kam kapur gocën’. E ëma vinte thoshte të ma lironi çunin, hë ça të bëj unë, ku të shkojmë. Ku të mbytem (qan).
Kërkoni drejtësi?
Drejtësi dua, të rrijë aty të kalbet. Çunin le ta bëjë e do ja çoj tek shtëpia. Ta rrisë e shoqja. Cucën nuk e vras. Nuk e kam lopë e ta hedh në përrua. Ku të vete unë, ku të mbytem. Plakën e kam një dorë, 4 fëmijët, ku të mbytem. Më mirë të vrisja veten.
Kjo ka ndodhur në muajin mars, pse e denoncuat tani?
Nuk e dija. Sot e morëm vesh. Pardje e kishte vizituar doktoresha. Mua s’më tha çupa se kishte frikë se e rrihnim.
Ju nuk e dallonit vajzën?
Jo, mendoja se ishte shëndoshur.
BABAI
Çfarë kërkoni?
Më shkatërroi jetën, shtëpinë. Më shkatërroi vëllezërit e motrat. Sa të jetë gjallë ai të mos dalë para meje. /Balkanweb
Të tjera
-
Këta janë dy shqiptarët që po raportohet se u arrestuan për spiunazh për BIA-n serbe
Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dyshohet se janë dy personat e arrestuar so...
-
“Zvarritje rastesh, lirime të shumta nga akuzat”, gjetjet e raportit të OSBE-së për rastet e korrupsionit e krimit të organizuar nga gjykatat
Misioni i OSBE-së ka publikuar sot raportin se si gjykatat në Kosovë e kanë ...
-
Bytyçi – Prokurorit: Në mënyrë selektive, në mënyrë shumë të njëanshme po punoni
Dëshmitari Nuhi Bytyci gjatë dëshmisë së tij në çështjen gjyqësore ndaj ish-k...
-
Dëshmitari Bytyçi: Dje prokurori me shqetësoi me disa informacione të paverifikuara që kanë dal në media
Nuhi Bytyçi edhe ditën e sotme po e vazhdon me dhënien e dëshmisë në çështjen...
-
Haxhiu i del në mbrojtje Kusarit: Përpjekje e tërheqjes se vëmendjes nga dështimi për rrëzimin e Qeverisë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka dalë në mbrojtje shefes së depu...
-
Meteorologët paralajmërojnë për temperatura rekord në SHBA
Një valë e rrezikshme të nxehti pritet në pjesën perëndimore të SHBA-së, para...
-
LDK nënshkruan koalicionin e parë parazgjedhor
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka arritur bashkëpunimin e parë parazgjedhor. ...
-
BE në kërkim të opsioneve për dialogun, pas largimit të Lajçakut
Bashkimi Evropian është duke shqyrtuar edhe si t’i qaset dialogut për normali...
-
Lansohet portali i Sistemit Prokurorial të Kosovës
Nga sot Sistemi Prokurorial i Kosovës do të ketë 11 webfaqe për secilën proku...
-
Arrestohen dy persona në Ferizaj, dyshohen se spiunonin për shërbimin sekret serb
Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj dy persona të cilët dyshohen pë...
-
Tjetër sulm me thikë në Mannheim, këtë herë plagoset një politikan gjerman
Një politikan lokal gjerman, nga partia e krahut të djathtë Alternativa për G...
-
Konfiskohen 15 metra kub dru në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar 15 metra kub dru në rrugën Kol...