Lajme

Përderisa nga Shqipëria urojnë Kurtin pozitë e opozitë, opozita kosovare mbetet e heshtur

Autori: Islam Morina 20:20 | 27 August 2022

Pas bërjes publike nga Joseph Borell se mes Kurtit e Vuçiqit është arritur marrëveshje për dokumentet, pozitë e opozitë nga shteti amë Shqipëria kanë uruar kryeministrin Albin Kurti për arritjen e marrëveshjes, shkruan Gazeta Infokus.

Por asnjë fjalë ende nuk e kanë thënë liderët e opozitës kosovare lidhur me këtë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, e cila nga liderët politik shqiptar po cilësohet si arritje dhe nga të cilët po kërkohet që tashmë të kalohet në nivelin final atë për njohje reciproke.

Mbetet të shihet në ditët në vijim se a do të arrihet marrëveshje edhe për targat dhe mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i opozitës kosovare./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera