Përçarja në Luginë: pak shqiptarë votojnë, rrezikojnë të mbeten pa përfaqësues në Parlamentin e Serbisë
Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 17 December 2023
Shumë pak shqiptarë po e shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar sot, kur në Serbi po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ata mund të mbesin pa përafaqësues në Parlamentin e Serbisë, ndërsa përfaqësuesit e tyre politikë u ndanë në dy lista zgjedhore
. Kryetari në detyrë i Preshevës, Shqiprim Arifi u shpreh shumë pesimist. Ai e fajëson kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për përçarjen e shqiptarëve atje. Ndërkaq oponenti i tij që ishte deputet, Shaip Kamberi shpreson që numri i shqiptarëve që votojnë do të rritet dhe ai do të mund ta fitojë edhe një mandat. “Nuk kemi kohë të vajtojmë”, thotë ai.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare po mbahen sot në Serbi, por nuk janë të shumtë në numër shqiptarët që po e shfrytëzojnë të drejtën për të votuar. Përfaqësuesit e tyre po garojnë në dy lista të ndara zgjedhore, gjë që e bën më të vështirë mundësinë e përfaqësimit të tyre në Parlamentin e Serbisë.
Ndërsa dëgjuan thirrjet e presidentëve nga Kosova dhe Shqipëria për të votuar masivisht, ata dëgjuan edhe deklaratat e Shqip Kamberit dhe Shqiprim Arifit, dy oponentëve kryesorë në skenën politike shqiptare në Luginë.
Kryetari në detyrë i Preshevës, Shqiprim Arifi votoi në fshatin Tërnavë, nga ku u shpreh pesimist se shqiptarët do të mund të fitojnë një mandat deputeti në Parlamentin e Serbisë.
“Është fatkeqësi që ne e shohim sot, kemi kaluar tani mbi tre orë që janë hapur vendvotimet edhe ajo të cilën edhe e kam paralajmëruar edhe më herët, që shqiptarët qysh në 2022 i kanë bojkotuar zgjedhjet, sepse kemi qenë të përçarë. Po duket qe sivjet edhe një herë më shumë po duket që po bojkotojnë përçarjen tonë të cilën e kemi me dy lista në zgjedhje. Është një fatkeqësi siç po e shihni dhe ju vet nuk ka kurrfarë grumbullimi, kështu është edhe në 38 vendvotimet tjera”, tha Arifi nga lista “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”.
Për këtë bojkot, Arifi tha se faturën duhet ta marrë lidershipi shqiptar.
Disponim krejt tjetër pati Shaip Kamberi, i cili udhëheq listën “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon”. Ai ishte i vetmi deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë mandatin e fundit legjislativ.
Kamberi votoi në fshatin Tërnoc të Madh të Bujanocit, nga ku u shpreh optimist se gjatë ditës do të rritet numri i shqiptarëve që do të votojnë dhe se do të arrijnë ta kalojnë “pragun e nevojshëm për ta pasur një mandat”.
“Besoj që në ditët e fundit të fushatës një intensifikim më i madh ka qenë në terren, takimet e tona me njerëz, ku kemi arsyetuar rëndësinë e daljes dhe pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare. Kemi informacione që janë qytetarët tanë që punojnë në Kosovë, janë sot duke mbërritur në Luginë të Preshevës për të dhënë votën e vet, sepse ne duhet të kemi një përfaqësim dhe ai përfaqësim shprehet përmes votës së lirë. Qytetarët e kanë mundësinë sot të zgjedhin. Besoj që masovikisht t’i përgjigjen ftesës për zgjedhje”, deklaroi Kamberi.
Përkundër Arifit, Kamberi tha se Kosova dhe Shqipëria “nuk mund të kenë faj” që shqiptarët atje nuk janë unifikuar në një listë të përbashkët. Tash, thotë ai, “nuk kemi kohë të vajtojmë”.
Deri në drekë, pak shqiptarë votuan. Kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor të Preshevës, Alban Mehmeti tha se deri në 12:00, “kanë votuar 2100 persona, apo 4.8 për qind e qytetarëve”, nga 43 mijë e 500 sa kanë të drejtë votimi.
Në Bujanoc deri në 12:00 votuan 8.6 për qind e qytetarëve, tha kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor atje, Fejzi Beqiri. 42,786 qytetarë kanë të drejtë vote.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...