Sport

Përcaktohen datat dhe oraret e çerekfinaleve të Kupës së Italisë

Autori: Gazeta inFokus 22:03 | 24 January 2022

Gjatë ditës së sotme janë përcaktuar edhe oraret e sfidave çerekfinale të Kupës së Italisë, me katër ndeshjet që do të luhen më datat 8, 9 dhe 10 shkurt dhe do të transmetohen ekskluzivisht në SuperSport.

Kështu përballja më interesante e çerekfinaleve është pikërisht sfida Inter-Roma,e cila do të luhet në “San Siro” të martën e 8 shkurtit, me vërshëllimën finale të parashikuar për në orën 21:00.

Një ditë më vonë, të mërkurën në orën 21:00, në mitikun milanez do të luhet një tjetër përballje interesante, siç është ajo mes Milanit dhe Lazios, ndërsa dy sfidat e tjera çerekfinale janë parashikuar për të enjten, konkretisht Atalanta-Fiorentina në orën 18:00 dhe Juventus-Sassuolo në orën 21:00.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera