Kuzhina

Përbërës të cilin nuk duhet t’ia shtoni shpagetave ose makaronave

Autori: Gazeta inFokus 17:56 | 29 June 2020

Shumica shtojnë vajin e ullirit kur ziejnë shpagetat, që brumi të mos ngjitet

Kuzhinieri italian, Fabio Vivijani, i cili jeton dhe punon në Çikago, thotë që kurrë nuk do të duhej të shtoni vajin e ullirit në pasta, sepse ai nuk do të ndihmojë që shpagetat ose makaronat të mos ngjiten njëra me tjetrën.

Të jemi më të saktë, ai thotë që ata të cilët e bëjnë këtë gjë “do të duhej të turpëroheshin, sepse këtë përbërës të mrekullueshëm dhe të shtrenjtë e shpenzojnë kot”.

-Advertisement-

Ai shton që ekziston mënyra shumë më e lirë e cila do t’ju ndihmojë që pasta të mos ngjitet.

– Mendoj që është gjëja më e kotë të cilën e kam dëgjuar ndonjëherë lidhur me zierjen e brumërave që duhet t’i shtohet vaji i ullirit që të mos ngjiten.

“Kjo është gënjeshtër, por veç kësaj, shpenzoni kot përbërësin e mrekullueshëm, turp të keni. E gjitha që do të duhej të bëni, për ta shmangur ngjitjen e pastave, është që shpesh t’i përzieni derisa jeni duke e zier”, thotë Vivijani. Vetëm përzieni brumërat, o dembelë!”

Viviani ka zgjidhur edhe “misterin” lidhur me atë që pastën duhet ta kriposni.

“Është në rregull të shtoni pak kripë, por kini kujdes të mos e teproni, posaçërisht nëse bëni edhe ndonjë salcë të njelmët apo shtoni djathë i cili tashmë është i njelmët, thotë kuzhinieri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera