Sport

Përballje e pabesueshme, nokaut si ky nuk keni parë kurrë-VIDEO

Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 03 December 2019

Nokaut i dyfishtë në një ring boksi është një nga pamjet më të rralla në sportet luftarake. Por, një gjë e tillë u dëshmua edhe një herë gjatë duelit të MMA-së mes Eder Lopes dhe Diogo Neves.

Gjithçka ndodhi në ringun e Portugalisë, ku 31-vjeçari Neves u shemb në tokë në të njëjtën kohë me 22-vjeçarin, por kampioni i Botës në kikboks, Lopes arriti të ngrihej në këmbë menjëherë.

Kjo sfidë ishte e vlefshme për promovimin në ECE, teksa pamjet vazhdojnë të bëhen virale dhe të përhapet në të gjithë globin në mediat sociale.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera