Sport

Përballja vendimtare. Italia, me surpriza ndaj Spanjës

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 30 August 2017

Ajo është ndeshja decizive për të përcaktuar fatet e grupit tonë në kualifikueset e Botërorit 2018, sa i përket ekipit që do të kualifikohet drejtpërdrejt për në Rusi dhe ekipit që do t’i duhet të luajë dy ndeshje “play off”.

Por, Italia shkon në transfertën iberike për t’u përballur me Spanjën pa një nga lojtarët kyç të kombëtares, njëkohësisht futbollist i spikatur te Napoli, Lorenzo Insigne.

Kjo, jo për shkak pezullimi apo dëmtimi, por vetëm zgjedhjet momentale të trajnerit Ventura. Të shtunën në Madrid, duke përjashtuar ndonjë zhvillim të orëve të fundit, Italia me shumë mundësi do të luajë me Verrattin trekuartist (mesfushor i avancuar pas dy sulmuesve) dhe me Montolivon titullar, duke lënë në pankinë Insignen, pavarësisht momenti shumë të mirë që po kalon ai te Napoli.

-Advertisement-

Megjithatë, risia e papritur është aktivizimi i ish-kapitenit të Milanit, Ricardo Montolivo, si titullar, në krahë të De Rossit. Ishte pikërisht përballja me Spanjën, tetorin e kaluar në “Juventus Stadium”, nga e cila Montolivo doli me një dëmtim të rëndë në gjurin e majtë.

Ventura, gjithsesi nuk ka pritur gjatë dhe, sapo ka parë lojtarin kuqezi të rikthehet në një formë të mirë te Milani, e ka grumbulluar me kombëtaren dhe pritet ta aktivizojë si titullar edhe ndaj Spanjës në “Bernabeu”.

Për zgjedhjet përfundimtare duhet pritur edhe 3 ditë, por duket se Italia është e vendosur të luajë me formacionin 3-4-1-2. Në çdo rast, mbrojtja do të mbetet me 3 lojtarë, me Bonuccin tashmë si lojtar të Milanit që do t’u bëjë shoqëri dy ish-shokëve të skuadrës te Juventusi, Barzagli e Chiellini.

Në mesfushë pritet të aktivizohen Conti dhe Darmian nga krahët dhe De Rossi e Montolivo në qendër, ndërsa në sulm do të jenë Belotti e Immobile, që do të ndihmohen nga Verratti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera