Përballë rishikimit të sigurisë së IAEA, Japonia duhet të sqarojë pesë çështje

Autori: Gazeta inFokus
12:27 | 31 May 2023
“Është e gabuar që Japonia të hedhë ujë të ndotur me mbetje bërthamore në oqean. Kjo do të sjellë fatkeqësi për ne.” Ndërsa data e shkarkimit të ujit të ndotur me mbetje bërthamore në Fukushima afrohet, Vincent Kelly, një banor ishullor i Paqësorit është i shqetësuar. Njerëzit shpresojnë që Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), e cila po heton aktualisht në Japoni, mund të kryejë një rishikim objektiv, të paanshëm dhe profesional të projektit japonez të hedhjes së ujit të ndotur për të ruajtur sigurinë ndërkombëtare.
Qysh nga e hëna, një grup speciaishtësh nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) filloi një vizitë 5 ditore në Japoni.
IAEA është një institucion thelbësor i njohur ndërkombëtarisht për monitorimin e detyrimeve dhe angazhimeve të të gjitha vendeve për mospërhapjen bërthamore. Përballë kundërshtimeve të forta globale dhe dyshimeve për hedhjen e ujit të ndotur bërthamor të Fukushimës në det, qeveria japoneze nuk duhet të përdorë vlerësimin dhe rishikimin e IAEA-së për të kërkuar një leje për hedhjen e ujit të ndotur në det. Thirrjeve nga populli i Koresë së Jugut, vendeve ishullore të Paqësorit dhe vendeve të tjera, pala japoneze duhet t’u përgjigjet dhe të shpjegojë qartë pesë çështjet, duke reaguar ndaj shqetësimeve të komunitetit ndërkombëtar.
Pyetja e parë është, a është hedhja në det zgjidhja e vetme për të trajtur ndotjen bërthamore të Fukushimës? Komiteti i ekspertëve të qeverisë japoneze zbuloi se në krahasim me mënyra të tjera, hedhja në det është metoda më e lirë dhe paraqet rrezikun më të vogël të ndotjes për Japoninë. Kjo qasje është jashtëzakonisht egoiste dhe e papërgjegjshme.
Së dyti, a janë të besueshme të dhënat e Kompanisë së Energjisë Elektrike e Tokios (TEPCO), për ujin e ndotur bërthamor? Që nga aksidenti bërthamor i Fukushimës në vitin 2011, TEPCO ka qenë vazhdimisht i ekspozuar ndaj ndërhyrjeve të të dhënave dhe fshehjes së aksidenteve. Sipas mendimit të peshkatarit të Fukushimës, Sato Yoshiki dhe të tjerëve, qeveria japoneze nuk ka marrë miratimin e publikut për të promovuar hedhjen e ujit në det, duke shkelur detyrimet.
Së treti, a është vërtet efektive “pajisja e pastrimit”? Një sërë studimesh kanë treguar se uji i ndotur nga centrali bërthamor Fukushima përmban të paktën 60 lloje radionuklidesh dhe përqendrimi është shumë i lartë, të cilat aktualisht nuk mund të filtrohen dhe të dekompozohen plotësisht nga teknologjia.
Së katërti, pse pala japoneze nuk ka bërë një vlerësim shkencor të ndikimit të hedhjes së ujit të ndotur në mjedis? Studimet ndërkombëtare kanë treguar se 10 vjet pasi uji i ndotur bërthamor të hidhet në det, radionuklidet përkatëse do të përhapen në oqeanin global. Hedhja e ujit të ndotur bërthamor të Fukushimës do të zgjasë deri në 30 vjet, gjë që do të shkaktojë dëme të pamatshme në mjedisin detar global dhe shëndetin publik.
Së fundi, në lidhje me planin për hedhjen e ujit të ndotur në det, pse pala japoneze nuk u konsultua plotësisht me vendet fqinje, vendet ishullore të Paqësorit dhe palët e tjera përkatëse? Jo vetëm kaq, por përpara se të publikohej konkluzioni zyrtar i IAEA-s, Japonia ka vijuar këtë proces.
Para 12 vjetëve, aksidenti bërthamor i Fukushimës solli fatkeqësi të mëdha në botë. Tani, Japonia është e gatshme të dëmtojë interesat e përbashkëta të gjithë njerëzimit për interesat afatshkurtëra të saj. Ndaj këtij veprimi duhet të kryhet rezistencë me vendosmëri. Pala japoneze duhet të përmbushë me ndërgjegje detyrimet e saj ndërkombëtare, të konsultohet plotësisht dhe të arrijë konsensus me vendet fqinje dhe palët e tjera të interesuara dhe institucionet përkatëse ndërkombëtare. Para kësaj, hedhja e ujit të ndotur në det nuk duhet të fillojë pa autorizim.
Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU
Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Të tjera
-
Haxhiu “shpërthen” ndaj kritikëve të Ramës: Kjo gjuhë e këtyre njerëzve është fashiste
hur me kritikat që po i bëhen kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama nga një pj...
-
Në banesën ku fshihej Radojçiç, Top Channel gjen gëzhoja të pa zbuluara nga grupi hetimor
Banesa në pronësi të manastirit, por jashtë mureve rrethuese të tij, është go...
-
“Unë Rashiqin e kam mik…”/ Sqarohet propaganda ndaj Dardan Gashit, kështu qëndron e vërteta
“Unë Rashiqin e kom mik, e kom edhe kom me pasë, mirëpo procesi i emërimit të...
-
Scholz kërkon zgjidhje paqësore mes Kosovës e Serbisë
Kancelari gjerman Olaf Scholz bëri thirrje të mërkurën për një zgjidhje paqës...
-
Rashiq: Vuçiq nuk është njeri që mund të qëndrojë pa gënjyer
Organizatorët e sulmit në Banjskë janë fajtorë absolut për këtë situatë që ke...
-
Gërvalla: Radojçiq t’i dorëzohet Kosovës tash, procesi kundër tij në Serbi farsë
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se...
-
Vuçiq u bën apel serbëve, ja çfarë ju thotë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq me një video-mesazh të publikuar në In...
-
Aksion i Krimeve të Rënda: Arrestohen dy persona të dyshuar për fajde e detyrim
Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar nga Departamenti i Krimeve të Rë...
-
Banorja serbe e Banjskës: Të dënohen fajtorët, Policia e Kosovës korrekte me ne
Disa ditë pas përplasjes me armë, jeta ka rinisur mes autoblindave dhe forcav...
-
Lutfi Haziri: Albin Kurti na përjashtoi nga dialogu, e ka përjashtu edhe presidenten e kryetarin e Kuvendit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë në...
-
“Veriu, tokë e askujt”, Bekim Çollaku përkrah deklaratën e Edi Ramës: Qëndron tërësisht
Ish-këshilltari i Thaçit, Bekim Çollaku, tha se informaat që i posedon kryemi...
-
Eskalon Gjinovci: Edi Rama i përmbushë të gjitha kriteret me shpallë NON GRATA në Kosovë
Analisti Rron Gjinovci ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit...