Lajme

Për zgjedhjet e 11 qershorit janë angazhuar 100 prokurorë

Autori: Gazeta inFokus 08:19 | 06 June 2017

Koordinatorja Nacionale e Zgjedhjeve, prokurorja Laura Pula, sot ka marrë pjesë në tryezën e organizuar në Gjakovë dhe Pejë nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) në partneritet me Demokracia në Veprim (DNV), me titull: “Drejtësi zgjedhore në zgjedhjet e 11 qershorit”.

Në fjalën e saj të mbajtur para pjesëmarrësve, prokurorja Pula ka thënë Prokurori i Shtetit ka ndërtuar një sistem dhe praktike të mirë, e cila do te avancohet edhe me shumë në zgjedhjet e 11 qershorit, për të krijuar një ambient të sigurt, ku qytetarët do të ndihen të lirë për të zhvilluar procesin e zgjedhjeve.

Ajo tha se me qëllim të ngritjes se bashkëpunimit ndërinstitucional, Prokurori i Shtetit ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me KQZ-në, PZAP-in, Policin e Kosovës, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, ku janë krijuar procedura standarde të veprimit me qëllim të specifikimit të veprimeve të përbashkëta në të gjitha rastet që ndodhin gjatë procesit zgjedhor.

-Advertisement-

Koordinatorja Pula po ashtu ka thënë se për zgjedhjet e 11 qershorit janë angazhuar 100 prokurorë dhe numër i mjaftueshëm i stafit mbështetës në tërë Republikën e Kosovës dhe së bashku me hetuesit nga Policia e Kosovës do të veprojnë menjëherë në ndalimin e personave të cilët do të veprojnë kundër të drejtës së votimit.

Sipas prokurores Laura Pula, Kodi i Ri Penal parasheh 11 vepra penale kundër të drejtës se votimit, të cilat konsiderohen krime të renda dhe parashihen dënime të ashpra, andaj për të gjithë shkelësit e mundshëm do të merren të gjitha masat e parapara ligjore.

Në fund të fjalës së saj, prokurorja Pula ka ftuar që çdo parregullsi të raportohet tek vëzhguesit, komisionerët, stafi përcjellës i KQZ-së, Policia e Kosovës dhe Prokurori i Shtetit, nga se si njësi mobile do të reagojnë menjëherë, posa të dyshohet së është keqpërdorë e drejta e votës.​

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera