Për VV dhe LAA, Flora Brovina e pranueshme për kryetare të Kuvendit
Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 29 July 2017
Dy më të përfolurit për të kandiduar për kryetar të Kuvendit, Kadri Veseli e Xhavit Haliti, nuk janë emrat e vetëm që mund të përfaqësojnë Kuvendin më së miri.
Është Flora Brovina ajo që do të mund të merrte mbështetjen përtej koalicionit, e përgatitur si në aspektin profesional ashtu edhe intelektual.
Flora Brovina është deputete që nga fillimi i punës së Kuvendit, në pesë legjislatura, duke qenë kështu edhe një ndër personalitetet më të respektuara për kontributin e saj të para dhe pas luftës.
Për Lëvizjen Vetëvendosje është i pranueshëm emri i Flora Brovinës në krye të Kuvendit të Kosovës.
Deputeti Glauk Konjufca ka thënë për “arbresh.info” se nëse PDK do ta propozonte Brovinën do të ishte një veprim i mençur.
“Këtë emër nuk e kemi diskutuar në parti, por personalisht është e pranueshme për mu. Nëse PDK do ta bënte një gjë të tillë di te ishte veprim shumë i mençur i tyre”, tha Konjufca.
Edhe koalicionin LAA thotë se PAN duhet të propozoj një emër të pranueshëm për të gjithë.
“Ne mund të bisedojmë tash për potencialisht 120 kandidat që janë. Kështu që nuk mund të deklarohem për secilin prej tyre. Koalicioni PAN duhet të ta ketë parasysh që nëse duhet të procedojnë më tutje duhet ta kandidojnë dikën që është i pranueshëm për të gjithë”, ka thënë deputeti i AKR-së, Korab Sejdiu.
E për deputetët e PAN-it, nuk ka emër tjetër veç Kadri Veseli.
Deputeti nga PDK, Hajdar Beqa, ka thënë se PDK nuk e ka menduar një gjë të tillë.
“PDK ende nuk e ka menduar një gjë tillë por kjo i mbetët të parit të partisë në këtë rast Kadri Veselit që të sjell një emër të ri”, tha Beqa.
Po ashtu edhe deputeti Zafir Berisha nga Nisma ka thënë se nëse PDK do ta propozonte Flora Brovinën, ai do ta votonte.
“Unë s’po mendoj, por nëse e propozon PDK-ja Flora Brovinën për kryeparlamentare do ta votojë”, ka thënë Berisha për “arbresh.info”.
Pyetja e “arbresh.info” e befasoi vetë Flora Brovinën, duke thënë se kryetari i Kuvendit e ka detyrën të jetë neutral, të jetë i të gjithëve.
Ajo është shprehur se e ka menduar që mund të zgjidhet zëvendës kryetare, por jo edhe kryetare.
“Kom mëndu tjera herë që do të jem zëvendës kryetare po këtë se kam mendu. Kjo është një detyrë shumë më pergjëgjësi, por ne e kemi kandidatin dhe ne nesër unanimisht mund të themi që Kadri Veseli është kandidat.”
“Flora Brovina do të ishte zgjidhja më e mirë se Veseli e Haliti”, mendon analisti politik, Imer Mushkolaj, duke thënë se Flora nuk krahasohet me Veselin e Halitin.
“Nëse flasim për aspektin intelektual dhe profesional zonja Brovina nuk krahasohet me Kadri Veselin e Xhavit Halitin, zonja Borvina është dëshmuar edhe në vitet e 90-ta sidomos me aktivitetin e saj si mjeke humaniste e poete”.
Ai beson qe Brovina nuk do të keqpërdorte këtë post për pazare politike.
“Për mu do të ishte një zgjedhje e mirë duke pas parasysh që kryetari i Kuvendit duhet mbante një rregull në seanca pavarësisht se në Kosovë ky post keqkuptohet me qëllim duke u kthyer në post të pazareve politike dhe më pas bëhet i rëndësishëm për partitë politike. Nuk e di nëse zonja Brovime po që se do të jetë kandidate do të votohet nga rivalet politik të koalicionit PAN, por për mu do të ishte zgjedhje më e mirë se sa zgjedhja e Veselit e Halitit ose ndokujt prej PDK-së”, ka thënë Mushkolaj.
Seanca konstituve mbahet me tre gusht, kur edhe pritet zyrtarisht të vendoset për emrin që do të vendoset në krye të Kuvendit të Kosovës, e që në bazë të rezultatit të dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit kandidati për kryetat do të jetë nga PDK.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...