Opinione

Për vizat që nuk u bërën kurrë

Autori: Gazeta inFokus 18:44 | 02 December 2017

Në zgjedhjet e vitit 2010 entuziazmi që vizat do bëheshin në dhjetor ishte më i madh së kurrë. Atëbotë më endje shikoja lajmet dhe me habiste se sa e bukur do të dukej Kosova Evropiane. Realisht shumica e njerëzve në Kosove e njihnin vetëm si terminologji Bashkimin Evropian dhe Liberalizimin e Vizave. Ish-Kryeministri Thaqi (sigurisht nga padituria) premtonte Viza në çdo cep të Kosovës por ato Viza nuk u bërën kurrë !? Thua se vizat ishin në dorën e tij, apo më mire më thënë ”Vizat” do ti jepnin si shpërblim për fitoren e tij të madhe.

Ato ditë fushatë veç thirrjes për votim, teme qendrore ishin edhe “Vizat” dhe planifikimet e qytetareve se në cilën datë do udhëtojnë. Me bie ndërmend kur disa prej tyre më ngulm edhe kontaktonin agresione udhëtimi për të parë së në cilat data Janari do jenë me lira udhëtimet. Disa të tjerë vraponin të merrnin pasaportat të cilët i mungonin dhe radha sa vinte e shtohej në qendrën me pajisje me dokumente udhëtimi.

Zgjedhjet përfunduan, erdhi Janari madje erdhën edhe shumë Janara të tjerë dhe vizat nuk u bënë kurrë. Edhe pasaportave gati ju erdhi koha e vazhdimit pa udhëtuar asnjëherë! Zhgënjimi për mos ecjen e Kosovës në rrogën e proceseve integruese por edhe të lëvizjes së lirë neper Evropë me përplasi në dyert e studimeve pikërisht mbi Bashkimin Evropian. Atëherë hapa sytë në realitet. Pash së gënjeshtaret e kanë të lehtë të premtonin vizat por ata kurrë nuk do ti merrnin më të bëmat dhe qeverisjen e tyre. Madje pash se ata as vet së dinë se çdo të thotë “Integrim në BE” dhe “Liberalizim Vizash”.

-Advertisement-

Në vitin 2013 së bashku më një grup koleg/e filluam hulumtimin mbi njohjet që kishin qytetaret për këto procese të rëndësishme. Dita e Evropës ( 9 Maji) ishte dita e publikimit të të gjeturave tona në komplet 23 pyetjet e pyetësorit tonë. Më kujtohet se sa më vullnet aso kohë hulumtuam në 7 qendrat më të mëdha të Republikës së Kosovës, madje me kujtohet edhe sa nënpyetje të qytetareve lindnin për vizat. Megjithatë në të gjeturat tona veç befasisë sonë (për të keq ) u befasua edhe ish shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë Samuel Zhbogar.

Hulumtimi në fjalë deklaronte se as ministrat, zv ministrat, profesorët universitar e besa as Studentet nuk kishin “haber” për këto procese. Madje margjina e ndryshimit mes njohurive të qytetareve dhe të lartpërmendurve ishte 5%. Unë vazhdova të jam optimist së fundi i vitit 2013 do jetë viti i Vizave për Kosovën, edhe pse në shume debate me Islamin, Asadin dhe Memetin kurrë nuk gjetëm gjuhe të përbashkët. Ata ishin skeptik ndërsa unë mbroja optimizmin tim. Në fakt ata ishin realist! Me kujtohet kur në një diskutim goxha të zjarret dhe kundërshtues i pata thënë Memetit se në janar 2014 nuk do të ketë viza ndërsa ai u shpreh më një të qeshur të lehtë se as viti 2020 nuk do ti sjell viza Kosovës!?

Atë ditë nuk doja të ja prishja Memetit sepse ishim shoke, ndërsa përbrenda me thoshte vetja se sa i paditur që është ( realisht optimizmi im e injoronte realizmin e tij), megjithatë ai kishte të drejtë. Me pat thënë që më këtë garniture politike qe kemi do të rrezikojmë edhe lëvizjen e qytetareve në Maqedoni e Shqipëri dhe realisht pas kaq viteve neglizhence e plot gënjeshtra po duket se edhe kjo do jete e vërtetë.

Sot, po e vërej se me një garniturë të tillë politike, jo vetëm lëvizja e lire por edhe vet ekzistenca e shtetit tonë do të rrezikohet, sepse vetëm optimizmi ( si në rastin tim) nuk mjafton që Kosova të ngritët një shkallë me lartë apo që ti afrohet hyrjes në BE. Duhet shume punë për tu bere, duhet shume sakrifica e shumë dëshmi që ne jemi në rrugë të drejtë, dhe kjo e zbeh edhe me shumë shpresën së një ditë Kosova do të vazhdojë sigurt drejtë BE-së.

Përderisa një Ministër i Integrimeve Evropiane feston “Vizat” që nuk u bërën Kurrë, përderisa rrezohen tre kryeministra më një premtim të vetëm “Liberalizimin”, përderisa lufta ndaj krimit dhe korrupsionit është top-temë në çdo takim ndërkombëtaret, përderisa qeverinë e udhëheqin “tuxharet”, e diplomacinë t ‘paditurit nuk mund të presim ndryshim.

Pra, Vizat tekefundit nuk janë asgjë në krahasim me të këqijat që ju sollën Kosovës në këto 18 vite qeverisje dështake. Vizat nuk janë asgjë në krahasim më eliminimin e vlerave tona të shenjta që bëmë përgjatë këtyre 18 viteve, madje këto viza tash as nuk na duhen, sepse takimet e para tonat në aeroporte ndërkombëtare nuk do na identifikojnë me lirinë, shtetndërtimin, e paqen mes nesh por me krimin, korrupsionin dhe shtetshkatrrimin.

Pra, edhe po të behën “Vizat” do lëvizim kokulur neper Evropë, sepse politika analfabete na ka krijuar imazhin me të keq të mundshëm në këto 18 vite.

( Autor: Petrit Gashi – Master i Politikave të Bashkimit Evropian)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera