Sport

“Për vëllanë tim, forca Sala”; ylli i Sevilla ia dedikon golin sulmuesit të humbur

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 24 January 2019

Wissam Ben Yedder shënoi njërin nga golat e fitores 2-0 të Sevilla ndaj Barcelonës, të mërkurën në mbrëmje, në çerekfinalen e parë të Kupës së Mbretit, dhe ia dedikoi atë sulmuesit të humbur të Cardiff City, Emiliano Sala, për të cilin po shkruajnë mediat e botës këto ditë.

Pasi preku rrjetën e portës katalanase, Ben Yedder ngriti fanellën e Sevilla dhe zbuloi poshtë saj një bluzë të bardhë, në të cilën shkruhej: “Për vëllanë tim, forca E.Sala”.

Sala është zhdukur, që nga momenti i daljes nga radarët tëaeroplanit, që e mori atë nga Nantes për ta dërguar në Uellsin e Jugut, të hënën në mbrëmje. Zhdukja e tij erdhi pasi kishte përfunduar transferimin prej 19 milionë dollarësh te Cardiff, një marrëveshje rekord për këtë klub.

-Advertisement-

Edhe pse Ben Yedder, një ndërkombëtar francez, nuk ka luajtur kurrë për të njëjtin klub si Sala, e ka parë veten kundër ish-sulmuesit të Nantes dhe Bordeaux në një numër përplasjesh të Ligue 1, kur vetë luante për Toulouse.

Kërkimet për 28-vjeçarin dhe pilotin e tij, David Ibbotson, dy burrat e vetëm në bordin e avionit, do të vazhdojnë, por shpresat për t’i gjetur janë venitur. John Fitzgerald, shefi i shërbimit të “Channel Islands Air Search” i tha BBC-së se “edhe personi më i aftë, do të mbijetonte vetëm disa orë në “Channel”, në këtë kohë të vitit. Mjerisht, me të vërtetë nuk mendoj, personalisht, se ka ndonjë shpresë. Në këtë kohë të vitit kushtet atje janë shumë të tmerrshme, nëse jeni me të vërtetë në ujë”.

Cardiff kishte shpresuar që Sala, i cili ka shënuar 12 gola në 19 paraqitje, në këtë sezon të kampionatit francez, do të kishte një ndikim të fortë për t’i ndihmuar në luftën e tyre për qëndrim në Premier League.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera