Lajme

Për tri ditë me radhë, kjo komunë e Kosovës nuk ka shënuar asnjë rast me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 28 September 2020

Në Komunën e Malishevës për tri ditë nuk është shënuar asnjë rast me COVID-19.

Komuna e Malishevës përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se vazhdojnë të mbesin aktive 8 raste me COVID-19.

“Pavarësisht kësaj qetësie të situatës me COVID-19 në Komunën e Malishevës, ne duhet të vazhdojmë të zbatojmë të gjitha masat dhe rekomandimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore në vend. Mbani maska, mbani distancën, pastroni duart dhe maksimalisht shmangni vendet ku ka shumë njerëz, pasi vetëm kështu mund ta luftojmë këtë virus”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera