Lajme

Për herë të parë policinë kanadeze do ta udhëheqë një grua

Autori: Gazeta inFokus 21:16 | 09 Mars 2018

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau emëroi sot një grua për herë të parë në krye të policisë federale kanadeze.
Deri më sot ajo ka qenë komandante e ngarkuar me stërvitjen e rekrutëve të rinj, Brenda Lucki u bë komisare e Xhandarmërisë mbretërore të Kanadasë (GRC, policia federale), duke zëvendësuar Bob Paulson.

“Komisarja e re, përveç detyrave klasike për sigurinë, do të luajë gjithashtu një rol madhor në bashkimin e autoriteteve dhe në promovimin e barazisë së sekseve”, theksoi Trudeau gjatë ceremonisë së kalimit të detyrës.

“Përveç posteve të ndryshme brenda policisë së Kanadasë, Brenda Lucki ka punuar gjithashtu pranë Kombeve të Bashkuara në ish-Jugosllavi dhe në formimin e forcave policore të OKB-së në Haiti”, vazhdoi Justin Trudeau.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy