Sport

Për herë të parë, Atletico ka ekip më të vlefshëm se sa Real Madridi!

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 15 August 2018

Real Madridi ndoshta mund të ketë të ardhura më të mira se sa Atletico Madridi, por skuadra e Diego Simeones është më e vlefshme në tregun e transferimeve se sa ajo e Julen Lopetegui.

Nëse shikojmë prapa në nëntë sezonet e kaluara, Atletico kishte rrugë të gjatë për të bërë deri në sezonin 2010/11, kur skuadra e Quique Sanchez Flores vlente 205.8 milionë euro.

Atë kohë, Jose Mourinho ishte trajner i Real Madridit, dhe skuadra e portugezit vlente 487 milionë euro.

-Advertisement-

Dy skuadrat u përballën në finalen e Champions Leagues në sezonin, 2015/16, derisa të dyja Reali vlente shumë më shumë – 761 milionë euro – 325.2 milionë euro. pOr, gjërat kanë filluar të ndryshojnë.

Atletico ka sjellur në skuadër lojtarë të rinjë dhe me vlerë të madhe, derisa vlera e Antoine Griezmann është rritur tejmase, teksa tani kanë ardhur lojtarët si Thomas Lemar dhe Diego Costa.

Në të njejtën kohë, Real Madridi e ka humbur Cristiano Ronaldon, gjë e cila nënkupton se Atletico vlen sot 858 milionë euro, ndërsa Real Madridi 775.7 milionë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera